Zaev – Sela, sot takimi ku vendoset fati i ASH-së në qeveri?!

Sot pasdite do të zhvillohet takimi final për të përcaktuar fatin e koalicionit midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të ASH-së, Ziadin Sela.

Temë e bisedimeve do të jetë resori ministror i shëndetësisë, që LSDM tashmë e ka promovuar kandidatin e saj për ministër, ndërsa Aleancës për Shqiptarët në këmbim do ti jepet posti i zvkryeministrit për reforma dhe posti i zvministrit të shëndetësisë.

Siç bëhet e ditur Zaev ditëve të fundit është hamendur nga kalkulimet e bëra, se a do të mbajë koalicionimin me ASH, apo do llogarisë tek votat e aleatëve të Gruevskit por edhe PDSH.

Sela ka theksuar se janë të gatshëm për të vazhduar rrugën në zbatimin e reformave por gjithmonë duke theksuar se në rast të nënçmimit apo ofendimit, Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë.

“Ne nuk bëjmë marrëveshje për diçka që jemi marrë vesh në kohën kur u bë marrëveshja për formimin e Qeverisë. Për sa kohë menaxhuam si Aleancë për Shqiptarët me Ministrinë e Shëndetësisë, menaxhuam drejtë dhe me sukses dhe nuk shoh arsye se pse duhet të këmbejmë Ministrinë e Shëndetësisë me ndonjë dikaster tjetër. Në qoftë se kryeministrit i pengon suksesi atëherë duhet të drejtoheni në adresë të tij. Me fjalë të tjera ASH-së i takojnë dy ministri, shëndetësia dhe pushteti lokal“, ka theksuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.StrugaLajm

Venko Filipçe është ministri i propozuar nga LSDM për shëndetësinë, ndërsa BDI nuk ka bërë të ditur emrin e ministrit pa resor që do të zëvendësojë postin e Ramiz Merkos, i cili u zgjodh kryetar i Strugës. BDI do të ketë edhe postin e zv/ministrit të arsimit, ku në këtë post do të jetë Arbër Ademi.

Ali Ahmeti ndërkohë, mbrëmë në Click Plus theksoi se BDI është faktori përcaktues për fatin e Qeverisë.

“Pa BDI ska Qeveri, edhe zogjtë mbi çati e dinë se BDI është faktori kryesor që e mban qeverinë në këmbë, turpi i botës jemi 6 delegacione shqiptare dhe 2 maqedone, por më me horra nuk ulem dhe kam të drejtë morale dhe kombëtare t’ju them shqiptarëve se s’ju duhen 6 parti, 10 mandate i humbën shqiptarët e jo BDI, ne i fituam zgjedhjet, dhe gjithë këto vijnë ngaqë duan të bëhen të paret”, theksoi kreu i BDI-së”

In : Aktuale

Loading...
loading...