Ziadin Sela: Është totalisht ofenduese të dalësh me kandidatë të cilët kërkojnë vota për të katërtën, pestën herë

Demokracia është përgjegjësi para premtimit që jep. Kështu ka deklaruar Sela në Klik Plus. Ai tha se Taravari ka refuzuar njëherë të kandidohet, ngase cili do që do nxjerrim do fitojnë.

“Demokratike është shumë që këto kandidatë të vijnë të japin llogari për punët, si pasojë e premtimit që kanë dhënë, dhe për punët që do t’i bëjnë. Tek ne mbyllet meseleja me dy mandate. Unë do të jem vota që do të votoj kundër që Arben Taravari Isen Shabaini dhe Alboni të jenë kandidatë. Është normale të kërkohet përgjegjësi, pro të ruhet niveli, por aspak mëshirë për gjerat që i ka marrë obligim. Nëse ti e ke keqpërdor, t’i patjetër duhesh të merresh me BDI-në. Besomni se është totalisht ofenduese për inteligjencën e qytetarëve, t’i të dalsh me kandidatë të cilët kërkojnë vota për të katërtën herë me radhe, te pestën dhe të gjashtën”, deklaroi Sela.StrugaLajm

Ai tha se pushteti e ka për obligim të jape llogari.

In : Aktuale

Loading...
loading...