Lideri i Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe kandidat për komunën e Strugës Ziadin Sela, sot ka ecur në qytetin e Strugës, ku është takur me banorët për të treguar se opcioni dhe vizioni i duhur për Strugën është me Aleancën për Shqiptarët.
“Ne nuk ndalemi, e kemi derën hapur te çdo shqiptar. Më 29 Tetor ne do ta thellojmë akoma më tepër fitoren e madhe” – deklaroi Sela./fol.mk/