Kryetari i ASH Ziadin Sela në një postim ne facebook ka përkujtuar përvjetorin e Marsi tē vitit 1981, e njohur si Flaka e lirisë, ku filluan përpjekjet e stundentëve shqiptar, qe me pas u shndërruan në Levizje Mbarëkombëtare që për Qëllim kishin dhe lirinë Kosovës.
Ziadin Sela ka shkruar se kjo lëvizje studentore ka çuar në vend amanetin e gjyshërvr dhe stërgjyshërvr tanë.
Sela ka shkruar se flaka e Lirisë së vitit 1981 eshtë edhe një porosi e lënë fëmijëve, nipërve mbesave që ta duan dhe ta ndërtojnë cdo ditë idealin.
Postimi i plotë:
“Ishte ëndërr studentësh, që u shëndrua në lëvizje mbarkombëtare. Amanet nga gjyshërit e stergjyshërit i çuar në vend.Porosi e lën fëmijëve, nipërve, mbesave që ta duan dhe ta ndërtojne çdo ditë idealin. Ishte shkendijë Lirie Marsi e vitit 1981 që mbajti ndezur flakën e lirisë. LAVDI”