Zjarri dhe Facebuku

Zjarri dhe Facebuku
Nga Migjen Kajtazi

7 tetor 2017 ora rrethë 20h, aeroplani aterrojë në aeroportin e Prishtinës i nisur nga Gjeneva, duartrokitjet i dedikohen pilotit e sidomos Kosovës. Kosova që nuk na pyet kurrë se qfar bëjm në mërgim a punojmë për Kosovë apo jo, po ashtu, si bën për banorët e vetë në Kosovë pa kaluar disa minuta na futë në gjirinë e vetë duke na dhën përshtypjen sikur nuk kemi qenë kurr largë sajë…

Rruga nga aeroporti deri në shtëpi në Prishtinë kalojë shumë shpejtë se isha shumë i përqënduar në vrojtimin e dritave dhe ndërtimeve të reja gjithëmon jo largë rrugëve kryesore.

Futëm në shtëpi dhe energjia e emocioneve që mbrrita në Kosovë shpejtë më lëshoj se pasi morra vesh që në mëngjesin e kësaj dite kishte rën borë dhe temperaturat kishin rënë shumë ndikuan që të fillojë të kem morrnica nga të ftoftit dhe kuptohet reagimi imë i parë është të marr masa të ngrohem sa ma shpejtë. Po ja që rryma nuk është në anën time dhe nuk më mbeti tjetër pos të kërkojë dru që të ndezi shporetin për ngroje. Kërkojë dhe gjejë disa cunga që kishin mbetur nga viti i kaluar në një cep mbrapa shtëpis. Marr cungat dhe pa humbur kohë i fusë në shporet dhe fillojë peripecitë e mija të ndezi zjarrin. Tentojë të ndezë zjarrin po pa sukses … për shkak të mungesës të korentit elektirk nuk kam qasje e as në internet që të mundë të konsultojë youtube a facebok e të gjejë ndonjë këshillë se si ndizet zjarri. Nuk mundem të thërrash as shokun timë Mentor Ilazin që gjindet gjithashtu për pushime në Kosovë. Mentori është inxhinier e drejton një sektor të prodhimit të energjisë nga mbeturinat në kantonin e Valais. Mentori në biseda të ndryshme më tregon se si në ndërmarrjen që drejton nga riciklimi i mbeturinave prodhon 5 lloje të ndryshme të energjive po ja që sot që kam nevojë të thërash të më tregojë për zbulimin më të rëndesishëm të njeriut zotrimine e zjarrit nuk mundem ti telefonoj se telefoni ka mbetur pa bateri…

Po shpresën nuk e humbi dhe vazhdojë të kërkojë forma për të ndezur zjarrin dhe gëzohem që gjejë një qiri të cilin e ndezi shpejtë dhe ashtu më kujtohet një shkrim që kam lexuar se qirinjët të pranishëm në restorante ju sherbejnë që qiftet të kalojnë një mbrëmje romantike se njeriu duke qenë i lidhur me zjarrin si fetisizmi i parë ndikon që qiftet të ndiejnë vetën më mirë. Ashtu qeshi me vetëvete pse më erdhi kjo histori e restorantit dhe qirinjëve se realitim im në ketë qast është pak ma ndryshe…

Për të ndikuar që të ndezi zjarrin marr disa fletë të gazetave të vitit të kaluar dhe duke futur një gazetë të tër në shporet për të ndikuar që zjarri të ndizet sa më shpejtë në driten e qiririt shof titullin e një gazete që datonte nga 31 janari i 2017 e që shkruante që « Ndotja e ajrit në Prishtinë sërish tejkalon vlerat kufitare ditore » dhe si shkaktar kryesor ishin dy faktor : një që bënte shumë ftoftë dhe e dyta ndezja me sasi të madhe të thëngjillit.

Shpërndarja e ndotësve në ajrin e Prishtinës po ndikonë në përhapjen e shumë smundjeve dhe ky realitet përseritet qdo vitë dhe do përseritë qdo vitë se për momentin në Kosovë kemi klim kontinentale dhe do kemi dimra të ftoftë dhe deklarimi se dimri na zuri të pa pregaditur është ironi në vete dhe fyerje e madhe ndajë qytetarëve të Kosovës. Ironi e madhe po fatëkeqësishtë realitet – Thëngjilli si pasuri e Kosovës që shpeshë kemi lexuar se do të jetë shtyllë e zhvillimit të Kosovës po ja që po vazhdon të marr jetën qytetarëve…StrugaLajm

Gjërsa në vendin ku jetojë pra Zvicra, është në gjendje të prodhojë shumë lloje të energjive nga riciklimi i mbeturinave Kosova jo që nuk ka qoftë një centrel të tillë të vogël po nuk është në gjendje të Zotërojë ashtu siq duhet tokën dhe pasurin e vetë që ka pasur të njejtin fatë sikur popullësia e Kosovës. Më kujtohet shkrimi i Jean Noël Cuenod mbi burimet e minierave të Kosovës si qeshtje kapitale për Beogradin, i botuar në 1999. Shkrim që japë shumë detaje për pasurit e Kosovës. Tregon pse Serbët i kanë dhën rëndesi që të lidhin energjin materiale me energji shpirtërore.Autori tregon kartën ku janë minierat dhe burimet natyre dhe për autorin nuk është e rastësishme që afër qdo burimi natyror gjinden kishat dhe manastiret për ti dhën forcë lidhjes në mes energjisë materiale dhe shpritërore.Ketë shkrim vazhdojë ta shpërndajë…

Mendimet e mija ndalen se shofë se para meje që zjarri ka marr hovë dhe tani fillojë të shpërndaj dritë dhe nxehtësi. Rri po thuaj i vizatuar para shporetit dhe shofë që prapa meje vizatohet po ashtu silueta ime. Hija ime e madhe përshkruan ndjenjen time që arrita ta ndezi zjarrin.

…Gëzimit timë i bashkohet edhe ardhja e rrymës elektrike që bën që të ndërpres lojën time me hijen time dhe ashtu pa humbur kohë kyq telefonin timë të dorës në korent elektrik dhe pas disa minuta levizje në dhoma marr prap telefonin celular dhe fotografojë shporetin që shpërndan me te madhe dritë dhe nxehtësi e ketë fotografi ja dërgojë kolegëve në Zvicër me whatsApp si formë për të treguar që kam arritur në destinacion të pushimeve të mija pa humbur prapë kohë të njejtën fotografi postojë në facebook dhe fillojë të marr « LIKE » …

P.S për ta illustruar shkrimin me fotografi « Betogjeni »

In : Aktuale

Loading...
loading...