Zoran Zaev: Përkrahja e shqiptarëve për LSDM po rritet edhe më shumë

Kryeministri Zoran Zaev theksoi dje se përkrahja e shqiptarëve për LSDM po rritet dhe se sipas tij, kjo është rezultat i asaj që këta qytetarë shtetin po e ndjejnë të tyrin.
“Përkrahja po rritet. Çdokush ka të drejt që të jetë përkrahës dhe ndonjëherë të jetë negative ndaj politikave të caktuara, kjo është liria dhe demokracia. Një numër i madh i shqiptarëve me të cilët komunikojë thonë se në të kaluarën të gjithë e kanë dashur vendin e tyre, por nuk e kanë ndjerë.

Tani e ndjejnë si të tyrin, përveç asaj që e duam. Sa më tepër që shteti ka përkujdesje të barabartë për të gjithë qytetarët, aq më tepër e ndjejnë këta të fundit”, theksoi Zaev. Në disa sondazhe të fundit, akoma qëndron përkrahja e shqiptarëve për LSDM, duke qëndruar si parti e radhitur mirë falë kësaj përkrahje. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...