Zoran Zaev :Shkojmë në zgjedhje


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në një pres konferencë drejtpërdrejtë nga Qeveria paralajmëroi se nesër në takimin e liderëve të ftuar nga presidenti Stevo Pendarovski do të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe tha se qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin se në çfarë drejtimi do ta drejtojnë shtetin, raporton TV21.

Zaev tha se qytetarët janë mandatarët e vetëm dhe se ato mund të zgjedhin nëse duan të jetojnë në kohën e “përmendoreve”, në kohën e “Subrata Rojt”, në kohën kur rriheshin studentët apo në kohën e rritjes së rrogave, në kohën e mbështetjes së kompanive vendore dhe në kohën e politikave sociale më të mira. / TV21/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...