Zoran Zaevi sërish premton investime prej 5 miliardë eurosh

Kryeministri Zoran Zaev sërish ka paralajmëruar se në vend do të ketë cikël investimesh prej 5 miliardë euro.

“Janë projektuar një miliardë për rrugë, mbi një miliardë për hekurudhën, mbi një miliardë për energjetikën – me HC Çebren, me linjën e transmetimit përmes Shqipërisë dhe me gazjsellësin. Investuam edhe në Qendrën e re Klinike, në bujqësi dhe në zhvillimin rural në stacionin e filtrimit të ujërave të zeza, në fabrika rajonale për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, sistemeve të kanalizimeve dhe të ujësjellësve, për shkolla dhe kopshte dhe në projekte të tjera për nevojat reale të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Zaev në një postim në facebook. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...