“Zullumi’ ndaj Ziadin Selës
Shumica e partive opozitare tashmë janë bërë pjesë e qeverisë, e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, njofton agjencia e lajmeve INA.
Partia Demokratike Shqiptare dhe njëri krah i Besës që drejtohet nga Afrim Gashi do të vishen me gëzof pushteti me shpresën se do kontribuojnë në realizimin e reformave të domosdoshme për zhvillim dhe prosperitet.
Menduh Thaci si politikan veteran sigurishtë ka kalkuar mirë, me gjasë ai do të filloj betejën për të joshur me pushtet ish-mbështetësit e tij, që për një kohë të gjatë kanë aderuar tek Ziadin Sela.
Ndërsa Gashi do të synoj elimimin nga skena të Billall Kasamit, i cili për një kohë të gjatë ka luftuar që ti mbajë vulat e Lëvizjes BESA.
Sa do tia dalin, koha do ta dëshmoj më së miri. Por një gjë dihet sigurtë, Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët tani kanë mbetur opozita e vërtetë reale në kampin shqiptarë.
Sela do ta ketë të vështirë betejën me të gjitha partitë e koalicionit qeverisë, përfshirë edhe LSDM-në e cila i ka bërë sherre herë pas here në komunat ku qeverisë.
Avantazhi i Aleancës për Shqiptarët është se e ka mundësistë ti grumbulloj të gjithë të pa kënaqurit nga politikat qeveritare. Kjo do të varet nga politika dhe angazhimit i tij së bashku me bashkëpartiakët dhe mbështetësit e tij. (INA)