Zvicra do të ndërmjetësojë mes Arabisë Saudite dhe Iranit

Zvicra do të jetë ndërmjetësuese mes Iranit dhe Arabisë Saudite, pasi këto dy vende vitin e kaluar i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, njoftuan autoritet në Bern.

Qeveria e Zvicrës do t’i përfaqësojë interesat e Arabisë Saudite në Teheran dhe të Iranit në Riad. Marrëveshja është lidhur ndaras në ambasadat e Zvicrës në kryeqytetet e këtyre dy vendeve.

Arabia Saudite dhe Irani i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në janar të vitit të kaluar, pasi sauditët vranë një klerik të njohur shiit. Pas vrasjes shpërthyen protesta, pas çka u sulmua Ambasada e Saudite në Teheran.StrugaLajm

Zvicra shpesh herë ka ndërmjetësuar me konteste të ndërsjella si SHBA dhe Kuba, ndërsa pastaj edhe SHBA dhe Irani.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...