Zvicra do të përballet me Brazilin, Kostarikën dhe Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit “Rusia 2018”.
Këto katër kombëtare janë pjesë e Grupit E, sipas shortit të hedhur sot në Moskë.
Zvicra u kualifikua në këtë Kampionat Botëror pasi eliminoi në “Play-Off” Irlandën Veriore, shkruan Albinfo.ch.
Në fazën kualifikuese ishin pjesë kyçe e përfaqësueses zvicerane yjet shqiptare Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi e Valon Behrami.
Botërori 2018 nis më 14 qershor të vitit të ardhshëm dhe përfundon më 15 korrik. Brazili është kombëtarja që ka fituar më së shumti kampionate botërore, pesë herë.