Aksident tragjik, humb jetën nëna shqiptare e 5 fëmijëve

Një shqiptare 40 vjeçe, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Vrasje në rrugë dhe largim nga vendi i ngjarjes. Janë këto akuzat e rënda ndaj një pirati të rrugës, i cili u arratis dhe u kap pas 4 orësh pasi shkaktoi një aksident që i kushtoi jetën 40-vjeçares shqiptare. Ngjarja ndodhi në Puegnago del Garda, rreth orës 19:00 të mbrëmjes së kaluar.

Viktima është identifikuar si Elvira Hoxha. Rreth orës 19:00 kur kishtë rënë muzgu, gruaja po kalonte në rrugën “Merler, një rrugë e pandriçuar, duke zbritur më këmbë drejt rrugës “Raffa”. Shoferi vinte në anën e kundërt të trotuarit. Përplasja ndodhi në mes të rrugës. Një “Ford Focus” ngjyrë gri ka përplasur fort gruan. Nga goditja ka mbetur e dëmtuar edhe makina, çka ka sjellë edhe identifikimin e saj më pas nga policia.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...