Deponia e Strugës dhe Ohrit akoma funksionale

Vështirë se deri në vitin 2020, komunat e Ohrit dhe Strugës do të jenë në gjendje të mbyllin deponitë e paligjshme në afërsi të tyre, obligim ky që del nga plani i veprimit, i miratuar nga këshillat e të dy komunave këtë verë, në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s. Bëhet fjalë për deponin ilegale të qytetit, në hyrje të Strugës dhe deponinë Bukovo, ku Ohri hedh mbeturinat.

“Që deponia të mbyllet duhet të kemi një alternativë. Ne ende e presim Qeverinë, për njoftimin e një deponie rajonale, që do të jetë në interes të të gjithëve – deklaroi Ljupço Gërdanoski, Drejtor i Higjienës Komunale të Ohrit.StrugaLajm

Përveç asaj që ka të bëjë me deponitë ilegale dhe joekologjike, kanë mbetur vetëm rreth 80 ditë derisa Ohri, Struga dhe shteti do të duhet të paraqesin një raport në UNESCO, se çfarë dhe si është punuar lidhur me rekomandimet, për ruajtjen e statusit të tyre aktual. Dhe çështja më e nxehtë është akoma në status kuo. Kjo është prishja e ndërtesave të paligjshme.StrugaLajm

“Do të shemben. Ne kemi planin tonë. Kur të vijë koha ne do të veprojmë. Prishja e ndërtesave ilegale, nuk janë vetëm makinat në terren. Në ndërkohë po i ndjekim procedurat ligjore. Shfaqja e makinerive ndërtimore, për shembje tashmë është fundi i gjithë këtij veprimi”– tha Konstantin Georgievski – Kryetar i Ohrit.

Misioni i UNESCO-s, që u desh këtë muaj të vijë për inspektim në Ohër, u shty për në dhjetor, ose në fillim të vitit të ardhshëm. Nga Komuna e Strugës nuk thonë asgjë për numrin e ndërtesave ilegale në territorin e tyre, megjithëse me planin e veprimit të miratuar, nga Këshilli Komunal në gusht u parashikua që përpunim i regjistrimit të detajuar i të gjitha objekteve ilegale të përfundojë në tetor të këtij viti.

In : Aktuale

Loading...
loading...