Një person ka raportuar në polici për sulm fizik ndaj tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Minatori’’, në Gjakovë.
Personi i cili është sulmuar ka njoftuar se është goditur në krah në një ceremoni mortore nga një person tjetër.
Policia e Kosovës bënë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.