E vërteta për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Maqedoni!

Abdulla Mehmeti

A nuk mësojnë asgjë të vërtetë në shkollë nga historia këta bashkëqytetarët joshqiptarë në Maqedoni?

Disa akademikëve të mjerë që paguhen edhe me paratë e shqiptarëve, haj që mund t’u falet, sepse janë prodhim i dështuar shkencor i propagandës serbe e ruse, por çfarë kanë këta shqipfolësit tanë që turpërohen gjuhën dhe përkatësinë e tyre ta shkruajnë dhe lexojnë me emër të saktë dhe të qartë: POPULL SHQIPTAR dhe GJUHË SHQIPE?!StrugaLajm

Vetëm një përvojë njihet në botë, që viktimat e paidentifikuara nga një katasrofë mund të shënohen me shifra, numra, ose përqindje, jo edhe popujt që kanë emër dhe famë, identitet, gjuhë, histori, kulturë, traditë, krenari dhe dinjitet!

Nëse nuk u besojnë të vërtetave dhe dëshmive të dijetarëve dhe studiuesve më të medhenj të botës, së paku duhet të pajtohen me atë që kanë thënë dijetarët dhe studiuesit në gjuhën e tyre sllave; si shkrimtari i shquar Branisllav Nushiq, ose gjeografi serb me famë botërore, Jovan Cvijiq, të cilët jo që kanë dashur, por pse kanë qenë të detyruar nga një mal me fakte e dëshmi, kur kanë konstatuar shkencërisht dhe dëshmuar botërisht:StrugaLajm

Jovan Cvijiq (1865 – 1927):
“Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën nga jugu në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Branisllav Nushiq (1864 – 1938):
“Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjtë”.


Loading...
loading...