Han nesër do të takohet me Zoran Zaevin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, nesër do të takohet me euroomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes han, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Është paraparë takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe minsitri i Punëve të Jashtme me delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga eurokomisari Han.StrugaLajm

Pas takimeve do të mbahet mbledhje tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kushtuar prioriteteve urgjente reformuese për integrimet euroatlantike, ku do të marrë pjesë edhe eurokomisari Han.StrugaLajm

Pas përfundimit të mbledhjes tematike të Qeverisë do të mbahet konferencë për shtyp e kryeminsitrit Zaev dhe eurokomisarit Han.

In : Aktuale

Loading...
loading...