Këto zgjedhje nuk janë vetëm Lokale!

Shkruan Qenan Aliu njohës i rrethanave politike në Republikën e Maqedonisë :

Miq të dashur,
Zgjedhjet lokale si rëndomë në botën demokratike ,janë për të folur për kushtet,mundësitë, infratstrukturën etj etj. Por mos haroni, Demokracia dhe Drejtësia në një shoqëri dmokratike fillon nga poshtë lartë. Tek ne po ndodhë e kundërta sundimi drejtohet nga lartë poshtë.
Të gjithë ata që mbi një dekadë **QEVERISËN** ( lexo vodhën me përmasa maramendëse me skema manipulative )në pushtetin qendrorë dhe ate lokal duhet thjeshtë dhe me elegancën më qytetare të NDËSHKOHEN ME VOTËN E LIRË .
Ndonëse ka edhe shumëçka edhe për ti mbështetur por ka
disa momente/ngjarje që ndoshta duken në shikim të parë pak në numër por shum të fuqishme saqë dekonspirojnë skajshmërishtë ZULLUMIN e establishmentit qendërorë e lokal një dekadësh !
Mbjeni mend, do të ju propagojnë se kanë bërë APO DO TË VAZHDOJNË TË NDËRTOJNË ;-
– RRUGË ,por e kotë, po përgjysmohet numri i banorëve në fshatrat tona dhe kështu si duket nuk do të ketë kush të ecë në to ;
– SHKOLLA, por numri i nxënësve nga viti në vit zvogëlohet në mënyrë rapide, ata shkojnë me prindët gjith andej ku punojnë nëpër botë ;
– PALESTRA , e kotë kështu si duket nuk do të ketë kush të lozë në to, Rinia po ikë gjithandej nëpër botë ;
– KANALIZIME, mirë ,por poashtu e kotë , do të mbetemi aq pakë saqë nuk do të ketë edhe kush të psh… në to ; APO
– UJËSJELLSA, e kotë do tju ,,mjelin,, edhe paratë tuaja për të gjetur ujin dhe ata aq pak sa do të mbetemi do të ngelim përsëri të ETUR !
Para se të bëhen kësosoj KLISHESHË MOS HARONI se kjo klasë politike një dekadëshe ,nuk do të mundë të bëjnë gjumë të qetë për deri sa të zbardhet e VËRTETA, po për çka, Ja për çka ;-
– Për faktin se kush e konstruoi ngjarjen në ,,Lagjen e trimave ,,- Kumanovë. Kush i vuri në lajthitje 36 djemë të rinjë të cilët në momentin kur ju të votoni ata ka të ngjarë të dënohen me burgim të përjetshëm ;
– Për faktin se si mund akoma të mbetet enigmë konstruimi i ngjarjes së ,,Brodecit,, ;
– Si mund të mbetet enigmë likuidimi korean i Harun Aliut me shokë , vetëm pyetni si dhe pse ;
– Si mundej të zhagitej e vërteta për ,,Sopotin, më shumë se një dekadë, si dhe pse .
– Madje si është e mundur të mbajë primatin tek shqiptarët establishmenti që nuk ariti të detektojë konstrukcionin ,,MONSTRA,, ngjarje makabre për qëllime të mbrojtjes së krimit dhe hajnisë së bërë në këtë shtet, si dhe pse ;
– Dhe sa për rrumbullaksim sepse ka edhe shumë, PËRGJIMI, shëmtia më e madhe, fakt që u pa ashiqare se ky establishment është i kapur kahdo që të rrotullohen. Mbase me politikan të kapur dhe të shantazhuar NJË POPULL KURIN E KURRËS NUK MUNDË TË ARRIJË BARAZINË; LIRINË DHE BASHKIMIN !
ANDAJ, JU votoni sipas bindjes dhe perceptimit tuaj, por para se të votoni ndaluni dhe MEDITONI sesi , politikan në establishmentin qeveritarë dhe LOKAL për pak vite më pare ishin me gjysëm këpucë ndërsa sotë kanë komlekse motelesh, restoranesh, villash e pallate madje edhe Ferma të paqena dhe me para plotë të shpërndarë ndër AKRABA e gjithandej nëpër botë, NDËRKAQ ATA që në emrin dhe gjakun e tyre u ngjitën nga familje poltronësh në maje të pushtetit , ndërsa FAMILJEVE TË DËSHMORËVE, BËMIRËS ua paguaj rrymën e harxhuar.
Gjithsecili e dinë se mbështeja e zullumit të bënë bashkpjesmarës në ZULLUM.
E tani JU E DINI , por kuptohet më së miri dinë ALLAHU i Madhërishëm .
Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale , por janë MË SHUMË SE AQ !/Qenan AliuStrugaLajm

 StrugaLajm


Loading...
loading...