Kualifikimi i Zvicrës u festua me këngë shqipe e shqiponjën dykrenore

Kombëtarja e Zvicrës, siguroi një biletë mbrëmjen e djeshme për në finalet e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi.
Helvetikët arritën ta menaxhonin mjaft mirë fitoren 0-1 në transfertë, teksa në shtëpi barazuan 0-0, duke u kualifikuar për në eventin më të rëndësishëm të globit.

Te Zvicra bëjnë pjesë plot 6 futbollistë shqiptarë dhe nuk kishte si të mungonte atmosfera shqiptare gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes.StrugaLajm

Mesfushori Granit Xhaka postoi një video të shkurtën në Instagram së bashku me mbrojtësin 22-vjeçar Manuel Akanji, ku në sfond dëgjohej një prej këngëve të reperit shqiptar Noyzi. Në një moment Akanji bashkon duart duke formuar shqiponjën, e cila është simboli i shqiptarisë.StrugaLajm

https://vid.me/embedded/Uuycf?autoplay=1&stats=1

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...