Shkruan: Nazmi Demishau
Kështu pra, kaq i gjatë dhe pokaq i koklavitur duhej të dukej dhe, jo vetëm të dukej por, duhej që të ishte titulli i kësaj të ashtuquajture “Marrëveshja e Ohrit”.
Atëherë, por edhe sot e tërë ditën, ajo ngeli vetëm në letër, si një leckë çerepi e varur afër magjes. Jo!
Më falni se sikur bëra gabim që e krahasova atë me leckën e çerepit sepse, lecka e çerepit, edhepse duket si e fëlliqur, me njolla, ajo sadopak, shërben për të mos i djegur duart nga çerepi i nxehtë kurse kjo paçavurë, e cila shkurtimisht, për “Marrëveshja e Ohrit” shkruhet M.O. që, në realitet do të thotë: M e O, barazi me zero.
Kjo, e quajtur poashtu edhe “kornizë”, nuk vlen as për t’i kryer një shërbim higjienik prapanicës.
Kujt i i shërben ajo veç NATO-s (ndërkombëtarëv
Secili nga këto tre subjekte, për interesa të tyre, shkuan e hartuan (me siguri e hartuan ndërkombëtarët bashkë me sllavët) të cilën pastaj, edhe shqiptarët, si viça të palëpirë (për interesa kolltuqesh kuptohet), shkuan dhe e nënshkruajtën këtë gjoja “Marrëveshje” sa për ta ndaluar konfliktin, që, pa asnjë kallaus, dukej se fitorja ishte në anën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare pra të shqiptarëve.
Pa asnjë dyshim, kjo i lëvërdiste pushtetmbajtësv
Të ashtuquajturët liderë shqiptarë po, si atëherë, domethënë pas Luftës Së Dytë Botërore, luftë kjo të cilën unë kurrë nuk e kam quajtur dhe as që e kam konsideruar ashtu si që e kanë quajtur dhe e kanë konsideruar shumë të tjerë si: “Lufta Nacional Çlirimtare” sepse, për popullin shqiptar ajo, në asnjë aspekt, nuk ishte “çlirimtare” por, nga një okupator gjermano-nazist
Pra, liderët shqiptarë ose udhëheqësit e luftës, të U Ç K-së, për interesa personale kuptohet, domethënë, për të zënë ndonjë kolltuk, si që zunë pas armëpushimit kur, si qyqarë i dorëzuan armët, na u bënë kryetarë partiash, deputetë e çnuk na u bënë.
Pra, u gjunjëzuan, jo vetëm përpara ndërkombëtarëve
Ç’është e vërteta, pushtetmbajtësi
Për ta vërtetuar këtë, shembull konkret po e sjellim Kryetarin e Komunës së Strugës, z. R. Merko. Ky, pasi u “zgjodh”, për t’u treguar se gjoja ka ndonjë mandate dhe gjoja në shenjë mirënjohjeje ndaj bashkatdhetarëv
Platforma ku do të duhej të vendoset busti u ndërtua por, me gjasë nga lart ka ardhur urdhër i prerë që një gjë e tillë kursesi të mos lejohet. Dhe ja, sot e sot, platforma qëndron dhe mbrëmjeve, deri natën vonë atë e përdorin të vetëm ose në grupe, çifte të rinjësh ose të moshuarish, të cilët, të lodhur duke bërë xhiron, ulen për të pushuar.
Thonë se të gjithë ata, të cilët ulen që të pushojnë mbi atë Platformë, është e pamundur që të mos e zënë bisedën e Komandant Strugës, si ka luftuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (U.Ç.K) dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Njëherit ata magjepsen duke shikuar dritat dhe zbukurimet e lloj-llojshme që kanë bërë pronarët e bizneseve në dy anë të Drinit.
Orëve të herëshme të mëngjezit, atypari i bëjnë “ecejaket” e tyre edhe qentë. Kope pas kopeje shkojnë e vijnë, ndiqen duke u cingëruar, duke u grindur e duke kafshuar njëri-tjetrin. A thua se edhe qentë disedojnë dhe grinden me këto që po ndodhin mes shqiptarëve? A nuk është ky një argument i gjallë që e vërteton nocionin se këta funksionarë shqiptarë nuk janë veçse kukulla të padronave të shtetit?
Në ato vende, ku demokracia është thuaja e realtë dhese (poqese diku, në ndonjë shtet të botës ekziston demokraci e vërtetë, ajo mund të gjendet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e askund tjetër), çfarë do ofiqar qoftë; kryetar shtetit, i komunës etj., vepron sipas rregullores që është rregulluar nga institucioni më i lartë legjislativ i atij shteti.
Në Amerikë për shembull ato i rregullon Kongresi kurse, në shtete tjera Parlamenti, Kuvendi apo sido që quhet trupi legjislativ i shtetit përkatës.
Ofiqari i di kompetencat e veta dhe nuk vepron jashtë tyre, me përjashtim të atyre që angazhohen në korrupcion. Por, në qoftëse e hetojnë, e akuzojnë dhe poqese e gjejnë fajtor, se ka vepruar ndryshe nga ato që i ka të lejuara me ligj, i ofrohet, thënë më mirë, detyrohet të bëjë dorëheqje, për të mos thënë se shkarkohet nga posti. Pastaj, poqese e ka thyer ligjin, ndaj atij ofiqari mund të fillojë edhe procedura penale.
Edhe z. Merko, me iniciativën që mori, provoi dhe bëri sikur deshte që ta kalojë hendekun. Ai bëri “hop” por kur e pa hendekun, menjëherë ndaloi.
Busti i heroit tonë kombëtar Nuri Mazari, i njohur me nofkën“Komandan
Këto janë frutat e “M së O-së që është baraz me O.
Kjo pra është formula e “ Marrëveshjes Zero ”, e “ Marrëveshjes Hiçgjë ” ose formula e “Marrëveshjes së Hiçit”.