Të mërkurën, kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit do t’i kthehen kompetencat për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat fillore dhe jo vetëm, ndërkohë që ligji parasheh marrjen e kompetencave më së shumti deri në 12 muaj.
Kryetari Taravari tha se me kthimin e kompetencave do të hapet rruga për rregullimin e situatës kaotike në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit.
“Po, të mërkurën më kthehen kompetencat në emërim dhe shkarkim të drejtorëve në arsim, dhe hapat e ardhshëm do të jenë në drejtim të rregullimit të situatës kaotike në shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar”, tha për Portalb Taravari.