19 vjecarja ndërron jetë, dyshohet si e infektuar nga Covid-19

Pacienti më i ri vdiq në Qendrën Covid në Manastir.19-vjeçarja nga Manastiri, ishte e dyshuar për koronavirus, por nuk u testua.

“Vajza ndërroi jetë disa orë pas pranimit, u soll në gjendje ekstremisht të rëndë. Ndërroi jetë para se ti merret bris dhe nuk është në mesin e personave që kanë ndërruar jetë si pozitivë me kovid”, thotë drejtoresha e Spitalit të Manastirit, Biljana Gagacovska.

Tani më një vit testime nuk bëhen pas vdekjes, prandaj vajza nuk është në evidencën e personave që kanë ndërruar jetë nga kovid-19. Ajo ka qenë me sindromë Daun.StrugaLajm

Në Kovid qendrën në Manastir janë shtrirë gjithsej 134 pacientë, për 24 orë janë pranuar 23 persona, kurse spitalin e kanë lëshuar 11. Kanë ndërruar jetë dy persona në moshë 63 dhe 69 vjeçare.

In : Aktuale

Loading...
loading...