Myftinia e Strugës takim të zgjeruar më imamët për Ramazanin

Sot më 08.04.2021 (e enjte) Myftinia e Strugës në krye me Myftiun Mr.Salim ef Sulejmani, mbajti mbledhjen e rregullt me imamët e trevës sonë Strugane. Në mbledhje prezentuan dhe dy përfaqësues nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame h.Irsal ef Jakupi (sekretar gjeneral i Bfi- së), si dhe Prof. Dr. Selver ef Xhemaili (drejtor për diaspor), të cilët përcollën selamet dhe urimet për muajin e Ramazanit të Reisul Ulemasë h.hfz. Shaqir ef Fetait.
Mbledhja filloi me lexim Kur’ani nga Izet ef Nexhipi, më pastaj Myftiu prezentoi pikat të cilat u diskutuan bashkarisht. Me theks të vecantë u bisedua për muajin e Ramazanit.
Pas paraqitjes së pikave të diskutimit, fjalën e morën hoxhallarët ku u diskutuan edhe disa cështje të tjera që janë në dobi të xhematit dhe besimtarëve të vendit.
Në fund mbledhja u mbyll përsëri me lexim Kurani nga Maksut ef. Maksutoski.
Për hajër na qoftë ky muaji i bekuar. Ju urojmë agjërim të lehtë, shëndet dhe mirësi.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...