Një aksident rrugor ka ndodhur sot pas mesnate rreth orës 1:45 minuta në afërsi të Leskovacit, Serbi ku një autobus me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 32 të tjerë janë shtruar nl spital me plagë të ndryshme .
Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën në drejtim të Nishit ndërsa ishte nisur nga Maqedonia.
Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona ndërsa në spitalin e Nishit janë dërguar katër persona që janë në gjendje më të rëndë.
Autobusi kishte si destinacion final Vjenën.
![](http://strugaekspres.com/wp-content/uploads/2018/12/Screenshot_20181216-104047_20181216104716040-300x156.jpg)
![](http://strugaekspres.com/wp-content/uploads/2018/12/Screenshot_20181216-104047_20181216104647961-300x159.jpg)
![](http://strugaekspres.com/wp-content/uploads/2018/12/Screenshot_20181216-104047_20181216104610552-272x300.jpg)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)