Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në Tiranë ku disa vajza kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur të kërcejnë. Ngjarja ndodhi në zonën e Unazës së Re, ku ato ndaluan automjetin e tyre, një Mercedes Benz luksoz në mes të rrugës dhe 3 prej tyre nisën të kërcejnë, pa u shqetësuar se kihsin bllokuar qarkullimin. Ndërkohë njëra prej tyre priste në makinë, edhe ajo duke kërcyer. Më pas ato kthehen qetë qetë në Benz-in e tyre, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.