33 doktor shkencash dhe 919 magjistra pa punë

Rritet numri i personave të kualifikuar që janë pa punë. Edhe pse përqindja e papunësisë në mënyrë të vazhdueshme ulet, rritet numri i doktorëve të shkencave dhe magjistrave që presin punë. Të dhënat e Agjencisë për punësim tregojnë se në tregun e punës për momentin punë kërkojnë 33 doktor shkencash dhe 919 magjistra, informon Koha. Mbi 12 mijë persona nga numri i përgjithshëm i personave pa punë në Maqedoni janë me fakultet, derisa 1653 janë me shkollë të lartë. Sipas Agjencisë për punësim për momentin në tregun e punës ka 7.180 vende të lira pune, ndërsa më së shumti kërkohen pastrues, shitës, punëtorë të thjeshtë dhe kamerier, ndërkohë që përqindja e papunësisë në Maqedoni në kuartalin e tretë vitin e kaluar ka rënë në 22.1%, përkatësisht 211.363 persona të Maqedonisë janë ende pa punë. (A.Xh)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...