5 vjeçari ka ndërruar jetë nuk u mbijetoi plagëve pasi u rrëzua në pusin 32 m

Ndonëse fillimisht u raportua për shpëtimin e tij, autoritetet marokiene njoftojnë se djaloshi 5 vjeçar Rayan Awram ka ndërruar jetë. Ai para katër dite kishte rënë në një pus 32 metra të thellë në Marok, raportojnë mediumet e huaja.

Dhjetëra njerëz dhe makineri të tonazhit të rëndë u angazhuan në këtë operacion në garë me kohën.

Sipas autoriteteve marokene shkaqet e vdekjes janë plagët që 5 vjeçari kishte marrë gjatë rënies në pusin e ngushtë.StrugaLajm

Ndonëse me të ishte vendosur një kontakt më herët gjatë ditës, operacioni për hapjen e tunelit ishte i vështirë për shkak të frikës së rrëshqitjes së dherave, por ishin pikërisht këto orë fatale për Rayan që mbajti në ankth miliona njerëz në mbarë botën.

In : Aktuale

Loading...
loading...