Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi është përgjigjur edhe në pyetjen nëse do të votojë për ministrin e Shëndetësisë nëse ai do të ishte nga radhët e Aleancës për shqiptarët:
“Për këtë do të bisedojmë kur do ketë propozim konkret për plotësimin e vendeve të zbrazëta”, ka thënë ai, transmeton Aktuale.mk.
A ndjeheni të ofenduar për atë që e tha Sela për Ahmetin?
“I takon vetë Selës të rivlerësojë qëndrimin e vet dhe besoj se ka hapësirë e mundësi, sepse madhështi është të kërkosh falje për një ofendim që ke bërë. Unë e Ziadin Sela kemi qenë krah për krah në pres qendrën dhe si do ishte e mundshme të ishte Ali Ahmeti organizatori…”, ka theksuar kryeparlamentari Xhaferi.