Aksident i rëndë në Shkup, ndërron jetë shoferi nga Kosova

Me datë 30.05.2022 në ora 00.30 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën në Shkup, afër kryqëzimit Mirkovci, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga H.C.(23) nga Republika e Kosovës i cili ka fluturuar nga rruga.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek nga Emergjenca mjekësore Shkup. Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...