Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë.
Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera. Më pas, është përplasur me një pemë, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në automjet ndodhej edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.