Ali Ahmeti :Tash, neve na duhet fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje

Përshëndetje miq,

Prioritet absolut i gjithësecilt prej nesh, ne veçanti neve që jemi në shërbim publik, është qytetari dhe shëndeti publik.

Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në rradhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhnjimit në betejën e përbashkët kundër virusit.

Tash, neve na duhet fitore ndaj virusit e jo fitore në zgjedhje. StrugaLajm

Me zgjedhjet dhe fushatën do të merremi pasi ta mposhtim këtë kërcënim ndaj të gjithë neve dhe bashkë ju siguroj se do ta mposhtim.

Ne jemi tërësisht të përkushtuar në adresimin e gjendjes me CoVid-19 dhe t’ju dalim në ndihmë qytetarëve, mjekëve dhe ekonomisë.

Shëndeti i pari!

In : Aktuale

Loading...
loading...