DALJE NGA MAQEDONIA VETËM NËPËRMJET DY VENDKALIMEVE KUFITARE

Siç njoftojnë nga MPB, qytetarët për të mundur që të dalin nga vendi mund ta shfrytëzojnë vendkalimin kufitar drejt Bullgarisë Deve Bair, pa kufizime, si dhe vendkalimin kufitar Aerodrom Shkup.

“Qytetarët tanë mund të hynë në Maqedoni të Veriut vetëm nëpërmjet vendkalimeve kufitare Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllace dhe Aerodrom Shkup. Shtetasit e huaj që vinë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm nuk mund të hynë në asnjë vendkalim kufitar, përkatësisht hyrja e tyre ndalohet’, shprehen nga MPB.

Nga MPB theksojnë se gjatë kësaj periudhe si ministri kanë asistuar te Inspektorati Shtetëror të Tregut në zbatimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve dhe se asistenca do të vazhdojë.StrugaLajm

“SPB Shkup, dje pasdite në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Tregtar ndërmori masa për mbylljen e shtatë lokaleve në pjesën veriore të Shkupit që nuk e kishin respektuar udhëzimet e miratuara qeveritare në lidhje me parandalimin e përhapjes së coronavirusit.”, shprehen nga MPB duke shtuar se të gjithë persona fizik dhe juridik që nuk respektojnë vendimet dhe rekomandimet qeveritare do të dënohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal.

In : Aktuale

Loading...
loading...