Ligji për arsim të lartë
“…menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit me të cilin themelohet njësia e arsimit të lartë, rektori emëron ushtrues detyre dekan, i cili e ushtron detyrën e shumta gjashtë muaj që nga dita e emërimit.”
Nga Universiteti Nënë Tereza thonë se përzgjedhja e Pollozhanit në postin e rektorit ka qenë në pajtim me dispozitat ligjore, kurse konfirmojnë informacionet për u.d. dekanët.
Universiteti “Nënë Tereza”
- E gjithë procedura për zgjedhjen e rektorit ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore që trajtojnë zgjedhjen e rektorit.
- Të gjithë dekanët, për shkak të aprovimit të vonshëm të statutit, janë ushtrues detyre. Rektorati është në fazën shqyrtuese të procedurës në përputhje me Ligjin e ri të arsimit të lartë, për të bërë përzgjedhjen në bazë të tij.
Për të plotësuar kushtet për postin e Rektorit, Pollozhani dy vite më parë, “brenda natës”, kaloi nga profesor inordinar në profesor ordinar. Që përzgjedhja e tij si profesor ordinar është bërë vetëm nga Komisioni amë i Universitetit, e pranojnë edhe nga UNT-ja. Një gjë e tillë, nuk parashihet në dispozitat ligjore.
Universiteti “Nënë Tereza”
“Komisioni amë në përputhje me dispozitat ligjore dhe mbi bazën e recensionit përkatës, ka bërë zgjedhjen e rektorit në profesor ordinar.”
UNT-në edhe në të kaluarën por edhe tani e shoqërojnë një sërë parregullësishë. Një ditë më parë Alsat njoftoi se projekti themelor për objektin e ri të UNT-së, i cili duhet të ishte gati në maj ka ngecur dhe do të shoqërohet edhe me vonesa shtesë. Për çdo ditë vonesë, universiteti duhet të paguaj dënim. I gjithë kompleksi universitar pritet të kushtojë rreth 25 milion euro, ndërsa vetëm projekti themelor kushton sa 3% e shumës së përgjithshme. Për projektin themelorë marrëveshja është nënshkruar pa hapur tender./Alsat-M