Në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake. Sipas vendimit të partisë asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë. Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
Nga partia thonë se nuk bëhet fjalë për shkarkime por se shefave të degëve u ka skaduar mandati që vitin e kaluar kurse janë emëruar përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve për çdo degë. Me këtë, partia përgatitet për kongres i cili pritet të mbahet në nëntor. Mes emrave që më nuk do të mund të jenë shefа degësh janë Ramiz Merko, Rafiz Aliti, Nevzat Bejta, Resi Abdurrahmani, Beqir Asani, etj.