Një anëtar i LSDM në Shkup thotë se partisë së tyre i konvenon konflikti dhe kacafytjet mes partive shqiptare. Ai këtë e ndërlidh me zënkat e fundit mes BDI dhe Aleancës për Shqiptarët, duke thënē se kjo po i konvenon.
”Në këtë mënyrë ato po harxhojnë energji mes vete duke defokusuar qëllimet dhe premtimet e tyre politike. Ne përfitojmë kështu dhe në mënyrë të përkryer bëjmë punët tona. Ashtu ndodhi me buxhetin.Ne e bëmë punën mē të madhe, e ata zihen non stop”, thekson për INA, anëtari i lartë i LSDM dhe i afërt me krerë të lartë të kësaj partie.
Sipas tij sa më gjatë të ketë këso debate, LSDM do të përfitojë edhe më shumë tek elektorati shqiptar, sepse rritet zhgënjimi.