Shkrimet në lidhje me situatën në Dibër ngavdisa portaleve lokale ,por edhe ma gjërë, janë dezinformata dhe kanë për qëllim që të keqinformojnë popullatën dhe të friksojnë atë. Situata e sigurisë është stabile dhe lajmet të tilla kanë për qëllim të shqetësojnë popullatën dhe të krijojnë mosbesim tek policia .
Këtë mes tjerësh e theksoi komandanti i policisë në Dibër, z. Argëtim Vojnika në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal . Vojnika tha se nuk është e vërtetë se në Dibër ka shumë vjedhje dhe incidente . ,,Disa portale në rrjetet sociale paraqesin lajme të pavërteta dhe kundër atyre shumë shpejtë do të paraqiten akt-padi” , ka thënë komandanti i policisë, i cili poashtu shtoi se pronarët të portaleve në fjalë do të zbulohen shumë shpejt. Vojnika duke folur për aktivitetet e policisë në Dibër tha se tani ka patrulla policore dhe ata janë prezent në gjithë qytetin . Pas çdo thirrje në numrin e telefonit të policisë , policia është aty ku duhet, tha ai.
Sipas tij në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi para disa kohësh në familjen Pocesta , vijojnë aktivitetet ligjore të policise dhe institucioneve tjera kopmpetente , kurse aktivitete ka edhe në lidhje me vjedhjen që u bë në familjen Mela . Para këshilltarëve ai infomoi se kundër një personi në Dibër është ndërmarrë masë dhe është ngritur aktpadi për ndezjen e zjarrit në deponi . Komandanti ftoi këshilltarët dhe popullatën që të bashkëpunojnë me policinë në interes të sigurisë, transmeton DIA PRESS.