Asan Asani/Çfarë drejtshkrimi përdorin shqiptarët

Asan Asani

Çfarë drejtshkrimi përdorin shqiptarët kur komentojnë ose shkruajnë në mjetet mediatike.


Jam Profesor i gjuhës në pension dhe prej kohësh kam dashur të shkruaj këtë shkrim, me të cilin kam bindjen që do të ndikojë tek shqiptarët në përgjithësi, që do të përmirësojnë shkrimin e tyre kur të shkruajnë në mjetet mediatike.
Çdo ditë kur lexoj, sidomos në Fejsbuk, më bien në sy shkrime, komente, kritika dhe sharje të ndryshme shqiptare dhe besoj se këto sharje dhe gabime drejtdhkrimore nuk mund t’i përdorë një Intelektual. Këta shkrime në media o lexon gjithë bota shqiptare kudo ku jetojnë. Me këto shkaravina dhe fjalë të ndyra preken për këtë kulturë edhe të ndershmit dhe intelektualët.
Gati 90%të shkrimeve fillojnë me germë të vogël. Prej fillimit dhe gjer në përfundim nuk përdoren shenjat të pikësimit. Përdorin dialektizma të llojeve të ndryshme, barbarizma dhe fjalë të huaja, fyerje dhe sharje nga më barbaret që nuk mund të lexohen nga Familja e ndershme.
Por ajo çka më nevrikos edhe më shumë janë gabimet që i hasim te intelektualët shqiptarë, sidomos edhe te kuvendarët, profesorët, nxënësit në Maqedoninë perëndimore
. Këta e kanë trashëguar nga të parët, sepse shumica prej tyre e ngatërojnë kohën e tashme me të ardhëshmen dhe që duhet të korigjohen në Kuvend dhe nëpër shkolla.StrugaLajm

Do të shkruaj vetëm disa shembuj;Ata thonë në bisedime dhe shkrime:Ai do të punon;në vend të ;Ai do të punojë. Në këtë regjion nuk theksohet edhe vokali y, dhe shëndrohet në vokalin i
Shembull ;di (dy), qitet-qytet. Bëni këtë përmirësim duke filluar nga klasat e ulëta. Shqipëria dhe Kosova nuk e kanë këtë mangësi në gjuhësore.

In : Aktuale

Loading...
loading...