Asesi të përfundojë /Autostrada drejt Ohrit do jetë gati më 2024?

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë shtetërore Ejup Rustemi inspektuan punët ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër. Ministri I transportit tha se autostrada do të përfundojë në fund të vitit 2023 apo në fillim të vitit 2024. Duke potencuar se ky është projekti më i madh që është ndërtuar ndonjëherë në historinë e Maqedonisë.

 “Për momentin bisedohet me realizuesit e punës gjegjësisht drejtori për rrugë shtëtërore bisedon dhe kryesoja është të kemi një autostradë stabile të sigurt të mos kemi pengesa ato edhe me çka i biseduam me mbikëqyrësit të mos kemi pengesa  edhe në periudhën e ardhshme pritet të fillohet edhe me fazat e tamponimit edhe asfaltimit dhe autostrada të jetë e kompletuar në tërësi edhe për atë para vitit 2023 apo 2024 nuk mund të presim lëshim përfundimtar të autostradës o më një regjim të posaçëm pjesë pjese ashtu si do përfundohet edhe do lëshohet në përdorim me çka edhe do lehtësojmë udhëtimin e kalimtarëve në këtë regjion”, tha Bllagoja Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...