ASH-së i ofrohet zv/kryeministri. A do ta pranoj Ziadin Sela?

Së shpejti do të emërohet ministër i ri i Shëndetësisë, ministër pa resor, zv/ministër për arsim, ndërsa zv/ministri mund të fitojë edhe një resor, për shkak të pakënaqësive të atij aktual.

Zv/kryeministër për reforma… Sipas burimeve në partinë në pushtet, ky funksion në kabinetin qeveritar i është ofruar Aleancës për shqiptarët (ASH) në këmbim të Shëndetësisë që më parë ishte drejtuar nga kuadri i tyre, Arben Taravari.

Ky resor mbeti pa ministër pasi Taravari ishte zgjedhur kryetar i Gostivarit, ndërsa është pa udhëheqës që nga 25 shtatori kur dhe filloi fushata për zgjedhjet lokale, njofton DW.

ASH deri më tani ka insistuar që kuadri i tyre edhe më tej të udhëheq me atë resor, me sqarimin se kanë kuadro cilësor për këtë post ministror, pra në Shëndetësi.StrugaLajm

Nga koalicioni qeveritar nuk kumtojnë nëse propozimi i tyre është dorëzuar dhe shqyrtuar, apo nëse ASH-ja drejtpërdrejtë ka marrë ofertën e re: zv/kryeministër i angazhuar për procesin reformues, transmeton Medial.mk.

In : Aktuale

Loading...
loading...