ASH: Të shpallet e pavlefshëm programi vjetor i Ministrisë së Kulturës

Departamenti i Kulturës i Aleancës për Shqiptarët ndanë shqetësimin e artistëve të cilët kanë shprehur revoltën e tyre pas shpalljes së programit vjetor të Ministrisë së Kulturës.

Elmir Sejfullai nga ASH tha se ky program vjetor nxori në sipërfaqe një sërë anomalish sa i përket principeve mbi të cilat bazohet ndarja e buxhetit të Ministrisë së Kulturës.

“Ne, departamenti për Kulturë i Aleancës për Shqiptarët, kemi kontaktuar me kolegët tonë artistë të drejtimeve të ndryshme artistike dhe përshtypja e përgjithshme është se edhe këtë vit mjetet e taksapaguesve shqiptarë kanë shkuar te shoqatat politikisht të pranueshme për partitë e pushtetit. Gjithashtu, vërehet se komisionet e krijuara as për së afërmi nuk e kanë kryer punën e tyre dhe këtë e keni nxjerr në pa ju të nderuar gazetar me hulumtimet që keni bërë. Pra, ju na informuat për nepotizmin, për shoqatat e krijuara brenda natës pa asnjë projekt të realizuar paraprak, të cilat kanë marrë buxhet sikur kanë një portofolio të pasur. Ndërsa, nga ana tjetër shoqatave që janë dëshmuar në realizimin e projekteve të tyre u janë ndarë shuma qesharake. Përfshi këtu edhe shuma qesharake për të realizuar shfaqe, koncerte, apo festivale”, theksoi Sejfullai. Sipas tij, kjo ndarje e buxhetit është skandaloze dhe kërkojmë nga Ministria e Kulturës të shpall të pavlefshëm këtë program vjetor dhe në afat sa më të shkurt të shpall konkurs të ri.StrugaLajm

“Gjithashtu, kërkojmë që anëtarët e komisionit të përzgjidhen nga shoqëria civile, artist të vlerësuar apartiak, ndërkaq në përzgjedhje mos të vlej principi i kuantitetit por i kualitetit. Arti nuk duron populizëm, por duhet të bazohet në vlera. Të mos u jepen 10 shoqatave nga 5000 euro për shfaqe, por të japim 5 shfaqjeve nga 10.000 euro dhe kjo të vlejë edhe për drejtimet tjera të artit.”, theksoi Sejfullai.

In : Aktuale

Loading...
loading...