Bankat në Maqedoni rrisin komisionet, për tre muaj kanë fituar mbi 4 milionë euro

Deri në mars të këtij viti, në arkën e shtetit janë inkasuar gjithsej 1.421 milionë denarë, mbi dy baza – taksa administrative dhe gjoba dhe tarifa të tjera administrative. Kjo shumë tregon rritje të vazhdueshme të të ardhurave nga këto burime, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e veprimtarive shtetërore.

Në të njëjtin tremujor, bankat e RMV-së raportuan rritje të të ardhurave nga tarifat dhe komisionet. Në arkën e tyre gjatë kësaj periudhe janë derdhur 251 milionë denarë më shumë se në periudhën paraprake, përkatësisht mbi 4 milionë euro. Kjo rritje është rezultat i tendencës së vazhdueshme të bankave për të rritur sasinë e komisioneve.

Bankat po rrisin sërish shumat që paguajnë për shërbime të ndryshme dhe disa e kanë bërë tashmë në fillim të tremujorit të katërt.StrugaLajm

Këto tendenca financiare sugjerojnë që klientët e bankave duhet të përgatiten për kosto më të larta gjatë përdorimit të shërbimeve bankare, ndërkohë që shteti vazhdon të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme nga tarifat administrative dhe gjobat.

In : Aktuale

Loading...
loading...