Vazhdon hetimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Turkiye për spitalet e përmendura në hetim për vdekjen e disa foshnjave në reanimacion.
Pas spitalit Bağcılar Private Şafak dhe Spitalit të Shërbimeve Shëndetësore Medilife, sot u anuluan licencat e 18 spitaleve të tjera, transmeton Kosova Post.
Në aktakuzën kundër “bandës së porsalindurve” e cila përfshin 47 të dyshuar, 22 prej të cilëve janë të ndaluar, nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Bakırköy, Ministria e Shëndetësisë vazhdon të hetojë 19 spitalet private të listuara si përgjegjëse.
U zbulua se “banda e të porsalindurve”, e cila formoi një rrjet kriminal duke bashkëpunuar me disa mjekë dhe infermierë në spitalet private në qendrën e thirrjeve të urgjencës 112, i mbante foshnjat në terapi intensive për përfitime të padrejta.
Dhjetëra foshnje vdiqën në spitalet në Stamboll, Tekirdağ dhe Çorlu për shkak të mungesës së kujdesit dhe mbështetjes joadekuate mjekësore.