BDI-Strugë:Kallzim penal ndaj drejtorit të NP PROAQUA z.Aqif Ajro

Kallzim penal ndaj drejtorit të NP PROAQUA z.Aqif Ajro

NJOFTIM NGA BDI- STRUGË

Bashkimi Demokratik për Intergrim – Dega në Strugë , njofton të gjithë opinionin publik Strugan dhe më gjërë që është iniciuar nga ana e BDI-së dega në Strugë , Kallzim Penal ndaj drejtorit të Ndërmarrjes Publike PROAQUA z.Aqif Ajro.
Duke patur parasysh veprimet e fundit lidhur me punimet që bëhen nga ana e PROAQUA në fsh.Ladorisht në kohë të fushatës zgjedhore, e në përputhje me Nenin 8a, pika 1, alineja 1 dhe alineja 2 nga Kodi Zgjedhor të R.së Maqedonisë, potencohet që nga dita e sjelljes së vendimit për fillim të zgjedhjeve deri përfundim të zgjedhjes së kryteratit të komunës dhe konstituimin e këshillave komunale nuk guxohet që të përdoren mjetet buxhetore të komunave apo fonde të tjera të ndermarrjeve publike apo institucioneve publike me qëllim të ndërtimit të infrastrukturës, rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve etj.
Me këtë kërkojmë nga organt kompetente që të veprojnë konform dispozitave ligjore pozitive të vendit.

Shtabi i BDI-StrugëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...