Bekim Tateshi:Votoni ndryshimin nga Struga deri…

Të dashur miq,

Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Këto zgjedhje përveç karakterit lokal kanë edhe vlerë të një referendumi gjithëpopullor, që më detyron të ju drejtohem me apel që kësaj rradhe mos rrini në shtëpi, por dilni në vendvotim, mos e ler fletëvotimin e zbrazët, mos rretho numër se dikush ju ka thën, ju është kërcënuar, ju ka shantazhuar, ju ka ofruar diçka, etj.

Është momenti kur përkatësia partiake nuk ka rëndësi, por ka ardhur koha kur duhet të vendoset midis të keqes dhe të mirës, midis të zezës dhe të bardhës, midis lirisë të rrejshme dhe lirisë të vërtetë, midis demokraturës dhe demokracisë, midis hajnisë dhe pastërtisë, midis krimit dhe transparencës, midis gënjeshtrës dhe të vërtetës.

Shqiptarët janë popull krenar, trim, guximtar dhe liridashës. Mos e harrojmë dhe mos e shkelim amanetin e të parëve tanë e mos e ndrydhim dhe zbehim ardhmërinë e fëmijëve, nipërve dhe mbesave, se do na mallkojnë keq.StrugaLajm

Votoni ndryshimin dhe progresin në Strugë, Kërçovë, Dibër, Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë, Bërvenicë, Tetovë, Tearcë, Zhelin, Çair, Studeniçan, Çashkë, Haraqinë dhe në qytetin e Shkupit.

VOTONI NDRYSHIMIN!

In : Aktuale

Loading...
loading...