ÇKA TË BËHET?

Muhamet Borova

Me hyrjen në UE nuk do ta ndryshojmë botën, por me siguri do ta ndryshojmë vetëveten. Pa reforma ndryshimet janë të pakapshme.Derisa ka diell do të ketë edhe ditë të re Çdo ditë e re është shpresë e re..Kur të pasurit dhe të fuqishmit e lëshojnë dorën nuk duhet tia këthejmë kurizin.Kur të guximshmit na japin përkrahje nuk duhet të dyshojmë. Kush frikësohet ta thotë atë që e dëshiron,asnjëher nuk do ti realizohet ajo dëshirë.Gjysma e qytetarëve ekzistencën e sigurojnë në vedet UE..Evropa ato i aftësoj,i bëri më efikas,më të sigurt financiarisht,më racional,më të dobishëm. Për ta nisur mëngjezin pa stres qytetarët duhet ta kenë atë që e dëshirojnë: lumturinë,sigurin materiale,punësimin,fëmijët pranë familjes, kuptimin për ardhmërin, të mira materiale dhe qetësinë shpirtërore.Nëse nuk jemi në gjendje ta kuptojmë të vërtetën tani, asnjëherë nuk do të dalim nga situata sociale në të cilën gjindemi. Asnjëherë nuk do të jemi të vetmuar si shtet dhe qytetar kur do të jemi miq me ato që kane mendime dhe qëllime fisnike.Gabim i madh bëhet kur nuk pranohet diçka që dikush e dhuron me zemër.Fatkeqësi është kur fati afrohet pas derës dhe kurse dera nuk e hapet. Të varfërit udhëhiqen nga emocionet,të pasurit udhëhiqen nga logjika, më 30 shtator duhet ta dëgjojmë logjkën.Të fokusohemi në rrugën e progresit. Me progres krijohet bukuria e jetës që asnjëherë nuk kalon. Ato që ecin me kokë, nuk mund ta shohin realitetin.Për ta parë realitetin nuk duhet ti mbyllim sytë.Të gjithë jemi në “anijen” që po fundoset, të cilën mund ta nxjerrim në port të sigurt të jetës me urtësi dhe mençuri përmes integrimit në Nato dhe Evropë. Fatin dhe lumturin e kemi përpara,duhet ta shohim me syrin e mendjes.Ta ruajmë nga ndotja burrimin nga i cili e pijmë ujin! Mendimet tona janë të padukshme, por veprimet janë të dukshme. Të veprojmë pragmatikisht për të mirën e përbashkët!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...