Gjatë paraditës sot një pjesë e qytetit ka qenë pa ujë .Siç informojnë nga “Proaqua” kjo ka ardhur si rezultat i një defekti në rrjetin qendror në fshatin Shum. Nga kjo kompani informojnë se tashmë defekti po sanohet dhe me shumë gjasë do stabilizohet furnizimi me ujë i qytetit.(Strugalajm.com)