Detaje të reja mbi arrestimin në Qafë Thanë,i kan ”vjedhur” identitetin personit nga Tetova!

Sipas informatave të fundit nga Pa Censurë, Musli Haliti 44 vjeçar nga Dobroshti që u arrestua sot në mëngjes në kalimin kufitar të Qafë-Thanës, dikush i ka vjedhur identitetin!

Haliti aktualisht ndodhet në Komisariatin Policor në Shqipëri dhe rezulton se fotografia dhe shenjat e gishtërinjëve të Musli Halitit i cili është i shpallur në kërkim ndërkombër nuk përkojnë me personin e arrestuar në Qafë Thanë. Pra rezulton se personit të ndaluar në Qafë Thanë, Musli Halitit nga Dobroshti i Tetovës, dikush i ka vjedhur identitetin, shkruan Pa Censurë!

Interpoli i Maqedonisë është në komunikim inteziv me Interpolin e Italisë dhe pritet që të sqarojnë këtë ngjarje.StrugaLajm

Sot në orët e mëngjesit Musli Halili 44-vjeçar nga Tetova është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Monzës në Itali. Ndaj Musli Halitit që në qershor të vitit 2001 është caktuar masa ”arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Rrëmbim personi”./

In : Aktuale

Loading...
loading...