Dimitrovi dorëhiqet, ndjen përgjegjësi për rezultatin e referendumit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dorëhiqet nga njeriu i parë i diplomacisë. Jo zyrtarisht gazeta Koha mëson se ministri Dimitrov sot i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Zoran Zaev.

Në letrën e dorëheqjes që i ka drejtuar Zaevit, Dimitrovi shprehet se ndjen përgjegjësi për rezultatin e referendumit, ndërsa shprehet i gatshëm të ndihmojë Qeverinë aktuale në çfarëdo momenti dhe detyre qoftë ajo. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...