Distrie Krasniqi arriti ta fitoi medaljen e artë në “Grand Slamin e Budapestit”, pasi mposhti në finale argjentinasen, Pareto.
Xhudistja jonë nuk e lëshoi këtë mundësi, dhe sot ia siguroi Kosovës edhe një tjetër medalje të artë, shkruan Indeksonline.
Ndërkaq, në podium është ngritur flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë e Argjentinës.
Distria doli e para që fitojë medaljen e artë, e argjenta i takoi argjentinases, Paula Pareto e ajo e bronzta serbës, Andrea Stojdinov.
Kujtojmë se kjo medalje e Distries është e 15’ për të në karrierë.