Këshilli i Komunës së Ohrit në seancën e sotme të jashtëzakonshme njoftoi se ka sjellë vendim që dita e nesërme (17 dhjetor) të shpallet si ditë zie për territorin e komunës pas vdekjes së kryetarit Jovan Stojanovski.
Në pajtim me vendimin, për nesër anulohen të gjitha manifestimet e caktuara të karakterit artistiko-kulturor.
Fjalimi komemorativ për Stojanovskin do të mbahet nesër në orën 10:00, në sallën e madhe të Komunës, ndërsa në orën 14:00 në varezat e qytetit të Ohrit do të bëhet varimi i tij.
Ndryshe, Jovan Stojanovski ndërroi jetë dje në mëngjes, në veturën e Ndihmës së Shpejtë, rrugës për te Qendra e Sëmundjeve të Kardiovaskulare