Djali i ish-ministrit në Maqedoni me veturën mbi 100 mijë euro, ja kush është ?! (FOTO)

Se ish-ministrat e Qeverisë së kaluar të Nikolla Gruevski kanë bërë jetë luksi kjo është dëshmuar. Por një jetë luksi dhe ëndërrash kanë bërë dhe ende po bëjnë fëmijët e tyre. Sipas portalit Dokaz.mk, djali ish-ministrit të brendshëm, Mitko Çavkov nëpërmjet disa fotove shihet se çfarë jete ka jetuar dhe po jeton në një periudhë kur vendi është në buzë të greminës dhe varfërisë. Dokaz shkruan se Ivani, djali i Çavkovit vetëm njërën makinë që e ka kushton rreth 100 mijë euro. Bëhet fjalë për Mercedes Benz të tipit të ri, që rrallë mund të gjendet në Maqedoni. Ai përveç Benzit shpesh është parë nëpër plazhet e bregdeteve të pasura dhe luksoze, me jahte dhe kënaqësi të tjera.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...